Është pritur mirë ndryshimi i procesit mësimor në shkollat e Beratit. Tri lëndë në gjashtë duket se ka ndryshuar humorin e fëmijëve në klasë.
Me pak libra, një çantë më të lehtë. “Tre lëndë në 6 orë” nisi në Berat.
Në shkollën nëntë vjeçare “22 Tetori”, një nga shkollat me numrin më të madh, nxënësit dhe mësuesit duket se kanë mirëpritur ndryshimin.
‘Për herë të parë sot në shkollë kemi ardhur me tre libra, ndërkohë që deri dje kishim nga gjashtë dhe shtatë libra, ndërkohë që duke qënë se për një lëndë bëm dy orë mësimi kishim kohë që të dëgjonim shpjegimin, të dëgjonim njëri tjetrin më shumë dhe gati e mësuam që në klasë shpjegimin”, thonë nxënësit.
Anila Zylyftari, mësueses thotë se nxënësit janë përshtatur lehtësisht që në ditën e pare.
“Ky proçes i ri u krijon mundësi qe t gjithë të marrin pjesë në orën e mësimit, pasi ka kohë mjaftueshëm”
Nga ana tjetër nxënësit më të vegjël të fillores sipas mësueses Adriana Sylari janë argëtuar gjatë orëve të mësimit.
“Pasi fakti që një lëndë zhvillohet në dy orë u jep mundësi që dijet ti zbatojnë në praktikë nëpërmjet punëve në grup, lojërave, etj.
Për të zbatuar vendimin e Ministrisë së Arsimit drejtoria e shkollës ka punuar në fazën pergatitore me trajnimin e mësuesve, zhvillimin e takimeve konsultative me prindërit dhe sipas drejtoreshës së shkollës./abcnews.al