“Bëra kompromis me gruan”, artisti shqiptar tregon si pagoi modelet për t’i pikturuar nudo

schedule12:44 - 17 Mars, 2023

schedule 12:44 - 17 Mars, 2023

Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, piktori Pashk Pervathi tregoi se një ndër zhanret e pikturës që ka lëvruar është edhe ai nudo. Ai ka treguar se ishte pikërisht gruaja, ajo që e shtyu, duke i dhënë një lloj “lirie” për të vazhduar profesionin e tij.

Pervathi theksoi se më tej pagoi disa modele dhe realizoi deri në 20 piktura nudo.

“Gjëja e parë që unë kam bërë ka qenë një kompromis me gruan. Ajo ka qenë e para që më tha që unë të merresha me këtë gjini. Një herë më përmendi një mikun tim dhe më tha: ‘Uu kishte bërë filani një nudo’ dhe unë gjeta rastin dhe i them: ‘Të gjithë kanë bërë, vetëm unë s’kam bërë’. ‘Kush të ka ndaluar? Ai është profesioni jot’, më tha.

Edhe gjeta modelet, i kam paguar mirë. Ato bën një punë, unë bëra veprat dhe kam realizuar 18-20 nudo. Kam gjetur disa personazhe me mjekër, të vrarë nga koha, nga hallet dhe unë atë gjendjen përpiqem të kap”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!