Beqaj, kritika qeverisë për menaxhimin e pandemisë: Pishinat duhet të mbyllen

schedule13:55 - 9 Korrik, 2020

schedule 13:55 - 9 Korrik, 2020

Ish-ministri socialist i Shëndetësisë Ilir Beqja kritikoi qeverinë sa i përket masave të marra për të frenuar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

Qeveria dhe kur merr vendime sipas ish-ministrit nuk kujdeset që ato të zbatohen.

Sot në fakt miratojmë një akt normativ në stacionet e plazhit, nuk është marrë ende asnjë masë. Është ndaluar përdorimi i pishinave, por sërish përdoren. Nuk ka nevojë për kontrolle, mjafton Instagrami për të kuptuar shkelet apo jo ku ndalim. Beteja me COVID është në territor, por kërkohet nga trupat inspektuese të jenë në krye të detyrës. Sot miratojmë aktin normativ 26 por në këto katër muaj qeveria duhet të kishte përfunduar të gjithë legjislacionin e lëndevë biocide dhe të kishte miratuar dhe lejuar dhe përdorimin e ozonit një nga lëndët biocide më efektive për tu përdorur dhe në Shqipëri. Unë jam i shqetësuar se sasia e lëndëve biocide është mungesa e tyre pasi ne duhet të kishim më shumë sasi por në të vërtetë kemi më pak. Nuk mund tja lëmë vetëm kompanive këtë por duhet të shtojmë më shumë presionin inspektues”, tha ish ministri.

Ish ministri nuk u largua nga foltorja pa marrë në mbrojtje dhe shefen e Shërbimit Infektiv Najada Çomo të cilën tha se e njihte personalisht.

Ka pasur një sulm ndaj doktoreshë Najadës që e njoh personalisht, ajo është shefe e Infektive por askush se njihte dhe në mënyrë të turpshme janë marrë me vetullën dhe ngjyrën e flokëve dhe vetullën e mjekes. Përderisa politika për qëllime të turpshme hyri dhe tek ajo i kërkoj falje doktoreshës dhe familjes së saj”, është shprehur Beqja.

Para se të përmblidhte mendimin e tij në 3 minuta e 15 sekonda, ish-ministri i Shëndetësisë ironizoi kolegët në paralament, për të cilët tha se për 3 orë e 16 minuta po merreshin me intersin e popullit para se kalonin tek halli më i madh i njerëzve sot, pandemia e koronavirusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!