Beograd/ Radikalët kundërshtojnë festivalin e Kosovës: S’duam kulturën e terroristëve

schedule22:44 - 30 Maj, 2018

schedule 22:44 - 30 Maj, 2018

Radikalët serbë kanë protestuar në Beograd kundër Festivalit të Kulturës Kosovare. Simpatizantët e partisë së Vojisllav Sheshel kanë thirrur në kor “Kosova është Serbi” dhe se nuk e duan kulturën e terroristëve.

Festivali i Kulturës së Kosovës “Mirdita, dobardan”, në kryeqytetin serb nisi me protestat e radikalëve. Rrugët u bllokuan nga forcat e policisë dhe brohoritjet vazhduan. Kundërshtimet ishin të ashpra. Në oborrin e Qendrës së Kulturës, artistët dhe organizatorët thanë se për afrimin e popujve janë me rëndësi edhe përpjekjet më të vogla.

Kushtrim Koliqi, Integra Prishtinë: “Unë jam pak i brengosur sot sepse kur kemi filluar festivalin kemi menduar se raportet politike mes dy shteteve kanë për të qenë më të qeta. Por kjo tregon se është e kundërta. Situata po eklipsohet dhe ky vit po fillon me tensione që nuk i kemi pasur më herët. Politikanë, qytetarë por edhe policë serbë kanë penguar festivalin”.

Serbët shprehën keqardhje që normalizimi megjithatë duket larg.

Sofija Todorovic, YIHR Beograd: “Ka qenë e vështirë hapja e këtij festivali tek ne, pasi të gjithë kanë qenë kundër. Megjithatë, unë jam e lumtur që kemi mbledhur kaq shumë njerëz”.

Festivali i pestë për kalimin e kufijve të paragjykimeve u hap për të lënë të hapura marrëdhëniet e vjetra. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!