Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplaset me “BMW”-në, “Benz”-i bëhet copë copë, vdes polici në Vlorë

schedule22:11 - 25 Janar, 2021

schedule 22:11 - 25 Janar, 2021

Një efektiv policie humbi jetën mbrëmjen e sotme në Vlorë, pasi makina tip “Benz” ku po udhëtonte u përplas me një “BMW” te rrethrrotullimi i Nartës.

Gazetari i ABC Elton Nikaj mëson se viktima është efektivi i policisë Nuri Malaj 56-vjeç. Makinat janë shkatërruar nga përplasja kokë më kokë.



Aksidenti ndodhi rreth orës 22:00 në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë. ABC siguron pamjet e aksidentit të rëndë dhe momentit kur nxirret trupi i viktimës nga makina e shkatërruar.

E ndërsa polici humbi jetën në vend si pasojë e goditjes që rezultoi fatale, drejtuesi i makinës tjetër me të cilën u përplas, A. Veliu  është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!