Bënte “zig-zage” në rrugë, i riu kapet mat nga policia në Durrës, u ofron 5 mijëshen por e pëson

schedule15:52 - 13 Shkurt, 2022

schedule 15:52 - 13 Shkurt, 2022

Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Policia bën me dije se në momentin e ndalimit 61-vjeçari u ka ofruar efektivëve një kartmonedhë prej 5 mijë lekësh të rinj.

Në këtë moment atij i janë vënë prangat dhe do të hetohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”dhe “Drejtim i automjetve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësin e policisë duke i ofruar një shumë parash për ti shpëtuar arrestimit, por vihet në pranga 61 vjeçari.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e aksidenteve rrugore, Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës falë edhe bashkëpunimit me qytetarët që kanë njoftuar se një mjet kryente manorva të rrezikshme në rrugë, në vendin e quajtur “Plepa”, kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E.Z.

Drejtuesi i mjetit i ka ofruar 5000 lekë të rinj punonjësit të policisë për të mos i bërë testin e alkoolit, por punonjësi i Policisë ka kryer testet e alkoolit konform procedurës ku ka rezultuar se ky shtetas drejtonte mjetin në gjëndje të dehur në masën 0.77 mg/l.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë shoqëruar shtetasin E.Z, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve të para nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z, 61 vjeç, banues në lagjen Nr.14 Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”dhe “Drejtim i automjetve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.