Bënin foto mbi një shkëmb, dallga e detit “merr me vete” çiftin amerikan

schedule17:44 - 2 Korrik, 2020

schedule 17:44 - 2 Korrik, 2020

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kaliforni, ku gjatë setit fotografik të dasmës një çift janë marrë nga dallgët.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Kaliforni, në momentin që çifti  po realizonin fotografi artistike në një shkëmb, janë rrëzuar në ujë kur dallgët e mëdha i goditën dhe i zënë në befasi.

Ndërkohë për shpëtimin e tyre kanë ndërhyrë ekipet e shpëtimi, të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e dhëndrit dhe të nuses.

Për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ka pësuar ndonjë lëndime serioz, ndërsa ky moment paksa qesharak sigurisht se do të mbetet megjithatë në kujtim të dyshes./abcnews.al