Modelja dhe ish-banorja e Big Brother Vip, Beniada Nishani, ka ndarë një lajm shumë të bukur me të gjithë fansat e saj.
Përmes një foto të publikuar në Instagram, ajo ka treguar se është zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin e Filmit në Venecia.
Sakaq, Beniada ka falenderuar fotografin shqiptar me famë botërore, Fadil Berisha, i cili i ka realizuar shkrepjen e fotos.
“Dua te ndaj me ju nje ftese shume te rendësishme per mua, do te shihemi me 5 shtator ne Festivalin e Filmit ne Venecia. Shpresoj te përfaqësoj Shqipërinë ne mënyrën me te mire te mundshme. Flm speciale a @fadilberishaphotography per questo scatto”, ka shkruar ajo krahas imazhit.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Beniada është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, pasi fal gjithmonë pozitivitet me energjinë që përcjellë./abcnews.al