Belindi, “patronazhisti”. Mijëra sms në mbështetje/ Reagon Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

schedule12:09 - 11 Maj, 2023

schedule 12:09 - 11 Maj, 2023

Ditët e fundit në telefonat e shumë qytetarëve ka ardhur ky mesazh. 

“8vite propagandë janë shumë. Më 14 maj ti vendos nëse do shërbime nga bashkia, apo shfaqje. Me Belindin, ndryshimi është në duart e tua”

Shumë votues në Tiranë janë habitur nga ky komunikim, në kushtet kur ata nuk kanë asnjë lidhje me dërguesin apo koalicionin bashkë fitojmë.

Në këto kushte, dhjetëra prej tyre kanë sinjalizuar Komisinerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duke denoncuar këtë fenomen, me pikëpyetjen se ku i gjen kandidati numrat telefonikë të votuesve në Tiranë.

Reagimi i komisionerit ka qenë i menjëhershëm.

Duke e cilësuar këtë veprim të paligjshëm, institucioni kërkon ndërprerjen e kësaj praktike nga cdo kandidat apo subjekt zgjedhor.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale thotë se:

“Dërgimi i sms-ve konsiderohet përpunim i paligjshëm i të dhënave personale. Çdo subjekt zgjedhor apo operator ekonomik do të penalizohet sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Komisioneri bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të cdo përpunimi të paligjshëm të të dhënave personale.

Ligji parashikon gjobë për ata që ju japin partive apo kujto tjetër lista të numrave të telefonit, sic mund të jenë kompanitë celulare, por një lloj dënohet edhe ai që i përdor këto të dhëna private, në këtë rast, kandidati Belind Këllici.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!