Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Belgjikë, nga i burgosur në radikal/ 36-vjeçari vret dy policë dhe një civil

schedule19:43 - 29 Maj, 2018

schedule 19:43 - 29 Maj, 2018

Një person ka ekzekutuar dy policë dhe një civil të martën në Belgjikë, në një sulm që ka tiparet e një atentati terrorist islamik. Sipas autoriteteve, autori i sulmit është një ish-i dënuar që është radikalizuar gjatë qëndrimit në burg.

E gjithë Belgjika është tronditur të martën nga një sulm që dyshohet të jetë i tipit islamik, që u ka marrë jetën dy policeve dhe një shtetasi civil në qytetin e Liezhit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 e 30, me orën lokale, kur autori ka sulmuar fillimisht me thikë dy oficeret e policisë, në një nga bulevardet e qytetit të tretë më të madh të Belgjikës. Pas sulmit të kryer pas shpine, agresori u ka marrë agjenteve pistoletat dhe i ka qëlluar ato për vdekje. Më pas ai është larguar drejt një shkolle. Tek hyrja e saj ai ka ekzekutuar një tjetër person, një 22-vjeçar dhe më pas ka marrë peng dy punonjëse të institutit arsimor. Në lëvizje janë vënë forcat speciale të policisë, që fillimisht kanë evakuuar një pjesë të nxënësve dhe më pas janë angazhuar në një shkëmbim zjarri me të dyshuarin. Ky i fundit ka arritur të plagosë 4 efektivë para se të vritej prej tyre. Autoritetet e kanë identifikuar autorin si një 36-vjeçar të sapoliruar nga burgu për shpërndarje droge. Dyshohet se ai është radikalizuar pikërisht gjatë shlyerjes së dënimit dhe ka qenë në listën e personave të mbajtur nën mbikëqyrje. Kjo ka ngritur shqetësimin tek autoritetet për rrezikun e konveritimit në islamin e dhunshëm të të dënuarve për krime të ulëta. Dhe në fakt, ish-të burgosurit kanë qenë autorë të disa sulmeve terroriste të kryera së fundmi në Europë, kryesisht me armë të ftohta por edhe me automjete, duke vërshuar në zonat e populluara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!