Analisti Frrok Çupi thotë se Fredi Beleri ka poshtëruar simbolet dhe flamurin shqiptar
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se Beleri nuk duhet të vijë në Shqipëri, as si eurodeputet.
“Kjo ka ndodhur në ngjarjen që po flasim për mobindje civile. Mosbindja civile ishte e atij qytetarit. Jam ndjerë mirë si shqiptar, si një njeri që mendoj dhe nuk harroj, se njerëzit në Shqipëri janë patriotë. Do të ishte e turpshme sikur Beleri të vinte në ato zyra dhe të ikte pa kuptuar se këta njerëz nuk harrojnë. Ky ka poshtëruar simbolet tona, flamurin tonë. Vazhdon të poshtërojë qënien tonë si shqiptar. Ai nuk duhet të vijë në Shqipëri”, theksoi ai./abcnews.al