Qeveria e Mitsotakis po kritikohet jo vetëm nga vendet e Bashkimit Evropian si Gjermania edhe Spanja për pengesat që po i vendos Shqipërisë dhe kushtet për lirimin e Belerit, por edhe nga faktorët opozitarë në vend. Syriza, paria më e madhe e opozitës në Greqi, akuzon Mitsotakis se po përdor arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës për përfitimet e tij.
“SYRIZA mbështet në mënyrë të vendosur dhe të palëkundur perspektivën e anëtarësimit europian të Ballkanit Perëndimor. Fatkeqësisht, në vend të një strategjie të strukturuar në Ballkan, Greqia promovon politikën e Mitsotakis, e cila i jep përparësi interesave të tij mikropolitike dhe balancave të brendshme partiake dhe jo interesave dhe rolit të Greqisë në rajon.”
Partia më e madhe opozitare, Syriza, në deklaratën e saj ironizon qëndrimet e kryeministrit të vendit, Mitsotakis.
“Nga njëra anë bën festa të pakushtëzuara të mbështetjes për kryeministrin shqiptar para minoritetit para zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë, nga ana tjetër tenton të përdorë çështjen serioze të shtetit ligjor me arrestimin e Belerit, për të forcuar imazhin e tij.”
Qeveria greke ka paralajmëruar se do të vendosë veto për të mos lejuar hapjen e kapitujve negociues të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, në rast se Tirana zyrtare nuk liron Belerin. por më shumë se një herë kryeministri shqiptar ka përsëritur se kjo është çështje që i përket drejtësisë./abcnews.al