Bejko: Turizmi zero taska. Do nxisim këtë sektor edhe me subvencione

schedule15:10 - 8 Maj, 2023

schedule 15:10 - 8 Maj, 2023

Roland Bejko ishte në Zall-Bastar për të prezantuar programin e tij për zhvillimin e perfiferisë së Tiranës. Paketa e tij për fshatrat është e gjerë, duke nisur nga nxitja e agroindustrise dhe turizimit malore.

“Zhvillimi i agroindustrisë, por edhe i turizmit malor do të jetë prioritet. Turizmi s’do ketë asnjë taksë për të gjithë periudhën që do zhvillohet. Do kemi edhe subvencione për nxitjen e  zhvillimit të turizmit, sidomos turizmi i bujtinave, i aventurës e sporteve të ndryshme”

Kandidati demokrat u foli banorëve të zall herrit për projektin e tij, të hapjes së 5 tregjeve në hyrjet e Tiranës. Po ashtu dhe për nxitjen e prodhimit vendas.

“Ne do t’u ofrojmë prodhime tuaja të freskëta, bio qytetarëve të Tiranës me qëllim që ekonomia juaj shtëpiake të përmirësohet. Aty do të kemi edhe frigoriferët dhe do të magazinohen produktet tuaja me etiketën përkatëse, kur të vijë klienti që do ta blejë prodhimin, punonjësi i bashkisë që është atje do të argëtojë paratë dhe do të njoftoheni që të vini të merrni paratë tuaja. Ne e quajmë treg me kilometrin zero, se gjithë periferia ku gjendeni ju bashkë me bashkinë quhet zero km, 1 bashki”

Taksa e infrastrukturë shkollore, taksa e infrastrukturës sportive që paguhet njësoj sin ë qytete dhe fshat, bejko tha se do të hiqet. Premtoi dhe përgjysmim e tarifës së pastrimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!