“Bëji me shokët e tu, jo me mua”, kush e nxehu Beniadën në BBV

schedule19:28 - 21 Janar, 2022

schedule 19:28 - 21 Janar, 2022

Një debat i ashpër është krijuar mes Beniadës dhe Tan Bramës për nominimet. Ky i fundit u shpreh se nuk e priste që ajo ta nominonte dhe i tha se i ka ngulur thikën pas shpine. Kjo nuk i pëlqeu aspak Beniadës dhe i kërkoi të mos bënte ironi me të.

Tan Brama: Sa më mirë të sillesh me njerëzit, aq thikën nga mbrapa do e hash. Vetëm nga ty nuk e prisja.

Beniada: Nuk mund të thuash Beniada na ka vënë thikën nga mbrapa. Nuk kam thënë zemra ti je yll dhe këto shaka bëji me shokët e tu jo me mua. Unë kam thënë se më dukesh person interesant, ke shumë karakter. Me mua ironinë mos e bëj. Nuk jam person që bëj lajka. Me të gjithë jam afruar avash avash.

Tan Brama: A ke respekt për mua?

Beniada: Pse nuk duhet ta kem?

Tan Brama: Dhe unë kam për ty.

Beniada: Nuk mendoj që ke, nga mënyra se si flet me mua, nuk mendoj që ke respekt.

Tan Brama: Kjo do me u prish me zor apo si është puna?

Beniada: Jo, po bën shaka me ironi. Nuk mund thuash na ka vënë thikën nga mbrapa./abcnews.al