“Bëj titullin tatuazh”, Skriniar: Luajmë keq? S’ka problem! Ky, Interi i Contes

schedule13:18 - 11 Mars, 2021

schedule 13:18 - 11 Mars, 2021

Qendërmbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, është rikthyer të flasë për ecurinë e zikaltrëve. Lojtari në një intervistë për “Tuttosport”, e thekson se tashmë është momenti për të marrë sa më shumë pikë dhe të mos bëjmë gabime. Gjithashtu, ai deklaron se Interi nuk është më i çmendur, por është ekipi i Contes.

“Ky nuk është më Interi i çmendur. Ky është Interi i Antonio Contes. Këtë vit, Serie A është më e ekuilibruar se në sezonet e fundit. Ne jemi të lumtur që jemi të parët, por duhet të qëndrojmë atje deri në fund”, deklaron sllovaku.

 

“Kritikat? Të gjithë nuk do ta pëlqejnë lojën tonë, por për momentin është e rëndësishme që të fitojmë. Ne duhet të marrim pikë edhe duke luajtur keq. Tani duhet të përqendrohemi që të bëjmë sa më pak gabime që të jetë e mundur. Nëse ne do ta fitojmë Scudetton, unë do ta bëj tatuazh atë. Do të jetë një moment për t’u kujtuar gjithmonë”, përfundon Skriniar. /abcnews.al