Kryeministri Edi Rama reagoi këtë të diel pas masës së sigurisë që dha gjykata e Elbasanit ndaj dy zyrtarëve dhe dy aktivistëve të PD-së pasi bllokuan eskortën e tij në qytetin e Librazhdit. Sipas kreut të qeverisë ata janë njerëz të hedhur mish për top nga liderët e opozitës.
“Morën dënimin me burg. Nuk i nxorri atje as babai, as mamaja, as halli i familjes, por i nxorrën ata të cilët vazhdojnë flenë në shtëpitë e tyre. Pashë këtë, profesorin tim të dashur, Spahon. Profesor Spaho kishte dalë dhe thoshte këta janë të burgosur politik. Profesor Spaho vajti atje që i nxorri në rrugë. Profesor Spaho i nxorri në rrugë, kurse për vete kthehet në shtëpi sot kurse ata në shtëpi nuk shkojnë dot sepse i kapi neni i pengimit të zgjedhjeve. 1 deri në 5 vjet burg. Bëhet burg për profesor Spahon? Seriozisht se ju e keni pasur deputet këtej nga liqenasi, Pusteci.
A shkohet në burg për një grup njerëzish që mbasi i morën popullit mandatin, i dogjën mandatet dhe thanë ne jemi populli, do bëhemi populli dhe në fakt ça bënë: u futën mes turmës, gjetën ku i kishin më budallenjtë, ose më të sinqertët dhe i hodhën si mish për top. I hodhën mish për top dhe janë me dhjetëra që janë burgjeve sepse kanë shkelur ligjin. Për llogari të kujt? Për llogari të Saliut, të Ilirit, të Lulzimit, fallxhores. Këta që sot janë nëpër burgje ose këta që hyjnë nëpër burgje për çështje të zgjedhjeve mirë që do rrijnë brenda, por këta kur të dalin nga brenda nuk do dalin do jashtë. KËta nuk do shkojnë dot më as deri në Shkup”, tha kryeministri Rama gjatë takimit elektoral që pati me qytetarët në qytetin e Pogradecit./abcnews.al