Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Begaj mbërrin në Kuvend për të bërë betim si President, cilët marrin pjesë

schedule17:59 - 24 Korrik, 2022

schedule 17:59 - 24 Korrik, 2022

Presidenti i ri i vendit Bajram Begaj ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të bëjë betimin si kreu i ri i shtetit.

Në seancë marrin pjesë deputetët e mazhorancës, disa nga përfaqësuesit e opozitës, mes tyre ish-kreu i PD, Lulzim Basha, deputetët Ervin Salianji, Xhelal Mziu dhe Dhurata Çupi si dhe përfaqësues të trupave diplomatikë të akredituar në Tiranë.



Begaj do të jetë Presidenti i tetë i Shqipërisë post komuniste. Ai do të pasojë në këtë detyrë Ilir Metën.

Siç është bërë e ditur më herët, disa nga mbështetësit e Sali Berishës nuk do të marrin pjesë në seancë.

Ndërkohë gazetarja e Abc Erneta Shevroja, bën me dije se në seancë do të marrin pjesë deputete Grida Duma dhe Ina Zhupa, të cilat sëfundmi janë renditur në krahë të Sali Berishës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!