Befason Pioli, kërkon që këto rregulla të basketbollit të praktikohe edhe në futboll

schedule22:42 - 17 Nëntor, 2021

schedule 22:42 - 17 Nëntor, 2021

Stefano Pioli tregon se disa nga rregulla të basketbollit duhet të vendosen dhe në futboll për ta përmirësuar sportin më të ndjekur të planetit.

Trajneri i basketbollit të Virtus Bologna, Sergio Scariolo vizitoi terrenin stërvitor në “Milanello”.

Të dy trajnerët shkëmbyen ide se ku të dy sportet mund ta përmirësojnë njëri-tjetrin dhe të zhvillohen, veçanërisht në këtë epokë të teknologjisë me VAR dhe sensorë të vijës së golit.

“Do të doja të komunikoja më shumë me lojtarët gjatë ndeshjeve dhe personalisht do të fusja pushimet e shkurtra edhe në futboll”, tha Pioli.

“Do të isha në gjendje të jepja udhëzime më të sakta dhe specifike gjatë një ndeshje nëse do të kishte pushime të shkurtra. Unë jam gjithashtu në favor të një lloj ideje për ta kontrolluar kohën efektive të luajtur në një lojë, sepse shumë kohë po humbet tani.”, vazhdoi trajneri kuqezi.  /abcnws.al/