Endrik Beba, ish anëtar i grupi Lynx, gjatë intervistës që dha për Alban Musën në emisionin e mëngjesit në ABC, tregoi se ishte infektuar pesë herë me virus. Këngëtari tregoi se testohej shumë shpesh për të parë nëse është infektuar për shkak të familjes së tij ndërsa shtoi se asnjëherë nuk ka pasur simptoma të rënda.
“Ka kaluar pesë herë Covid-19. Hera e parë ishte në fillime që sapo ishte përhapur në Shqipëri. Pastaj u sëmur dhe djali. Kam të bëjë në punë me shumë njerëz, e bëja testin çdo dy javë. Asnjëherë nuk kam pasur asnjë simptomë, as kollë, asgjë. E vetmja herë që nuk e kam provuar me test është e para.”, tha këngëtari.
/abcnews.al