Befason De Bruyne: Messi? Më i miri në histori, por nuk më intereson

schedule23:30 - 12 Shtator, 2020

schedule 23:30 - 12 Shtator, 2020

Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka folur sot për mediat britanike sa i takon situatës së krijuar nga Leo Messi, i cili dukej shumë pranë Cityt, para se të vendoste të qëndronte në Katalonjë.

“Mua nuk më intereson. Me të vërtetë që jo. Nëse Messi do vinte tek ne, do e forconte shumë ekipin tonë, pasi për mua ai është më i miri i të gjitha kohërave.

Por unë kurrë nuk shikoj se çfarë lojtarësh vijnë në skuadër. Ti luan me lojtarët që ke dhe unë mendoj se kemi një ekip shumë të mirë”, përfundoi mesfushori belg i Manchester Cityt./abcnews.al