BE vendos sanksione ndaj më të fuqishmëve të Rusisë

schedule22:37 - 28 Shkurt, 2022

schedule 22:37 - 28 Shkurt, 2022

Bashkimi Evropian ka nisur një “stuhi” të paprecedentë sanksionesh kundër njerëzve dhe kompanive më të fuqishme të Rusisë.

Të hënën, ajo publikoi një listë me 26 individë që do të përballen me sanksione. Këto sankisone vijnë në kuadër të reagimeve të një pas njëshme të Perëndimit ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Lista përfshin:

Sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov
Alexander Ponomarenko , kryetar i bordit të Aeroportit Ndërkombëtar Sheremetyevo në Moskë
Igor Sechin , CEO i kompanisë shtetërore të naftës Rosneft
Nikolay Tokarev , CEO i Transneft, kompania më e madhe në botë e tubacioneve të naftës
Disa prezantues dhe gazetarë të televizionit shtetëror rus

Listimet e reja përfshijnë oligarkë dhe biznesmenë aktivë në sektorët e naftës, bankave dhe financave , si dhe anëtarë të qeverisë, personalitete ushtarake të nivelit të lartë dhe propagandistë që kontribuan në përhapjen e propagandës anti-ukrainase dhe promovimin e një qëndrimi pozitiv ndaj pushtimit të Ukrainës.

“Me këto sanksione shtesë, ne po synojmë të gjithë ata që kanë një rol të rëndësishëm ekonomik në mbështetjen e regjimit të Putinit dhe përfitojnë financiarisht nga sistemi. Këto sanksione do të ekspozojnë pasurinë e elitës së Putinit. Ata që mundësojnë pushtimin e Ukrainës do të paguajnë një çmim për veprimin e tyre.” tha Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

BE do të sanksionojë gjithashtu Kompaninë e Industrisë së Sigurimit të Gazit në Moskë, e cila thuhet se ka ndihmuar aneksimin e Krimesë në 2014.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!