Qëllimi për të vaksinuar 2/3 e popullsisë së botës deri në fund të vitit të ardhshëm do të përcaktohet nga BE dhe SHBA gjatë samitit në Bruksel të martën e ardhshme.
“Ne jemi të përkushtuar për të mbështetur mekanizmin COVAX dhe për të inkurajuar më shumë donatorë për të shpërndarë 2 miliardë doza në të gjithë botën deri në fund të vitit 2021. Ne synojmë të vaksinojmë të paktën 2/3 e popullsisë së botës deri në fund të vitit 2022,” tha BE dhe SHBA në një deklaratë të përbashkët.
Të dy palët do të njoftojnë gjithashtu krijimin e një iniciative të përbashkët për prodhimin e ilaçeve që do të ndihmojnë në luftën kundër pandemisë.
Siç thuhet në draft: “Një Grup i Përbashkët BE-SHBA mbi Prodhimin dhe Zinxhirët e Furnizimit të lidhur me COVID u krijua për të rritur bashkëpunimin dhe për të identifikuar dhe zgjidhur çështjet në lidhje me zgjerimin e kapacitetit të vaksinave, duke përfshirë ndërtimin e objekteve të reja të prodhimit, mirëmbajtjen e zinxhirëve të furnizimit, shmangien e kufizimeve të panevojshme të eksportit dhe teknologjisë në kushte të përcaktuara reciprokisht për të dyja palët.
Rritja e prodhimit të vaksinave, aksesi më i mirë në vendet në zhvillim, zinxhiri i rregullt i furnizimit – do të jenë gjithashtu fokusi i samitit të ardhshëm të G7 në Cornwall (11-13 qershor), sipas një zyrtari.
Sipas një zyrtari të BE-së, në lidhje me mbështetjen e SHBA-së tha se “fleksibiliteti i siguruar nga Marrëveshja TRIPS ka rezultuar efektiv në të kaluarën dhe se pala europiane “është ende duke pritur” disa propozime nga Uashingtoni.
Gjithashtu, sipas të njëjtit burim BE-ja ka rënë dakord me SHBA-në për më shumë transparencë në hetimin për origjinën e koronavirusit./abcnews.al