BE miraton rregullat për makinat elektrike, pikë karikimi në çdo 60 km

schedule23:50 - 28 Mars, 2023

schedule 23:50 - 28 Mars, 2023

Brenda 10 vitesh rrjeti rrugor që lidh vendet e BE do të jetë pajisur me sistem furnizimi për makinat me energji elektrike.

Bashkimi Europian po përgatitet për të ardhmen. Rritja e numrit të makinave elektrike dhe ulja e numrit të makinave me naftë dhe benzinë kanë detyruar komisionin Europian të hartojë plane afatgjata për mjetet pa ndotje.

Një rregullore e re e Parlamentit Europian parashikon që në rrugët e vendeve të BE-së të vendosen me detyrim më shumë pika kërkimi për makinat elektrike.

Sipas projektit të BE, në shtetet anëtare duhet të ketë në çdo 60 kilometra një stacioni kërkimi për makinat me energji elektrike. Kjo rregullore do të zbatohet në vendet e unionit që nga viti 2026. Vendosja e pikave të kërkimit do të jetë e detyrueshme në akset kombëtare të shteteve dhe që janë pjesë e korridoreve rrugore që bëjnë lidhjen mes vendeve anëtare të unionit.

Për mjetet e rënda, kamionë dhe autobusë pikat e karikimit të baterive të makinave do të jenë në një distancë prej 120 kilometrash nga njëra-tjetra.

Për shkak të uljes së nivelit të ndotjes, vendet e BE pritet të krijojnë lehtësia dhe për makinat me hidrogjen, të cilat janë më pak të përdorura. Për këto mjetet, pikat e furnizimit në rrugët kombëtare të vendeve të BE do të jenë në një distancë 200 kilometra nga njëra-tjetra, brenda vitit 2031.

Synimi është që brenda 10 viteve, 27 vendet e unionit të kenë ulur ndjeshëm përdorimin e makinave me benzinë dhe naftë.

Dokumenti i Bashkimit Europian lë të hapur mundësinë që çdo vend anëtar të ketë një plan kombëtar për furnizimin e mjeteve që nuk ndotin ambientin dhe kanë më pak kosto në mjedis.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!