Delegacionet Ruse dhe Ukrainase u takuan në Stamboll këtë të premte për të mbajtur bisedimet e paqes, të parat bisedime të drejtëpërdrejta në më shumë se tre vjet. Negociatat të cilat po ndërmjetësohen nga Turqia vijnë pas kërkesave të vazhueshme të Presidentit Amerikan Donald Trump për ti dhënë fund luftës në Europën Lindore, në atë që është kthyer në konfliktin më të ashpër që prej luftës së dytë botërore.
Takimi në Pallatin DolmaBahçe në Bosfor konsiderohet një shenjë e përparmit diplomatik mes palëve . Në Stamboll negociatat po drejtohen nga delegacioni Amerikan dhe ai Turk.
Delegacioni Amerikane perbehet nga Sekretari I Shtetit Marco Rubio, ambasadorin amerikan ne Turqi Tom Barrack si dhe te derguarin e SHBA per Ukrainen Keith Kellog. Nga ana tjetër në delegacionin Truk është Ministri I Jashtëm I vendit Hakan Fidan si dhe shefi I inteligjencës së këtij shteti.
Negociatat mes delegacioneve Ruse dhe Ukrainase do duhet të kishin nisur që prej mesditës së të enjtes, por Kievi akuzoi Moskën se nuk ka treguar seriozitet në lidhje me këto bisedime pasi ka sjellë në Stambull një delegacion të nivelit të ulët. Këto akuza erdhën pasi Vladimir Putin nuk pranoi një takim të drejtëpërdrejt me Presidentin Ukrainas Volodymir Zelensky.
Në ndryshim nga Delegacioni Rus që udhëhiqet nga ndihmësi i Putin Vladimir Medinsky, Ukraina ka zgjedhur të ketë në delegacionin e saj figura më të rëndësishme sic janë Ministri I Mbrojtjes Rustem Umerov, Shefi I zyrës Presidenciale Andriy Yermak dhe ministri I Punëve të Jashtme andrri Sybiha.
Perpara nisjes se bisedimeve mes delegacionit Rus dhe Atij Ukrinas shtetet e Bashkuara mbajten te enjten bisedime vecmas me palen Ruse dhe mengjesin e kesaj te premte me palen Ukrainase.
Presidenti Amerikan Donald Trump u shpreh nga Emiratet e Bashkuara Arabe se n në mënyrë që lufta të marr fund sa më parë nevojitet sa më shpejt një takim mes tij dhe Presidentit Rus Vladimir Putin ndërsa shtoi se Moska dhe Washingtoni po punojnë për përcaktimin e detajeve që përfshijnë kohën dhe vendodhjen e këtij takimi.