BE dënon provokimin turk në Mesdhe: Durim, disiplinë e vendosmëri kundër Covid-19

schedule23:45 - 29 Tetor, 2020

schedule 23:45 - 29 Tetor, 2020

Presidenti i Këshillit Evropian u shpreh sot pas samitit jozyrtar në Bruksel se çështja e Turqisë do të diskutohet në Dhjetor. Ai tha se provokimi i Turqisë në Mesdheun Lindor ndaj Greqisë u dënua nga të gjitha vendet anëtare të BE. “Çështja e Turqisë do të diskutohet në thellësi në Këshillin Evropian të Dhjetorit’ tha ai.

Presidenti Charles Michel  më pas u ndal te pandemia duke theksuar se numri i infeksioneve po rritet kudo në BE  dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve evropianë të kujdesen për veten dhe bashkëqytetarët e tyre.

Presidenti Michel theksoi disa çështje të adresuara nga Këshilli Evropian, përkatësisht sigurimin e një shpërndarje të drejtë të vaksinës midis shteteve anëtare, duke u përpjekur të konvergojë te kategoritë me përparësi, por edhe trajtimin e lajmeve të rreme në këtë situatë pandemie.

Presidenti Michel u shpreh se “është koha për durim, disiplinë dhe vendosmëri. Vini maskën. Shmangni grumbullimet” tha ai./ db/Abcnews.al