BE, 6 miliardë euro për rajonin/ Kamberi: Një mundësi për t’u zhvilluar dhe integruar në tregun europian

schedule20:27 - 1 Mars, 2024

schedule 20:27 - 1 Mars, 2024

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi foli planin e ri të rritjes ekonomike të BE për Ballkanin Perëndimor me një vlerë prej 6 miliardë eurosh.

Gjatë kësaj interviste Kamberi u shpreh se kjo paketë është shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe se duhet të shihet edhe si një mundësi për tregun e përbashkët europian.

Për 6 vite kemi 6 miliardë, pra kjo është një vlerë që në vitet e tjera nuk e kemi pasur. Ka besim ka nxitim, por ka edhe shqetësim dhe këto i them në raport me rëndësinë që ka ky plan. Ky fond ishte një mundësi që vendet e Ballkani Perëndimor të kishin një mundësi për të dalë nga kriza, por edhe të ndjekin perspektivat europiane, sidomos në tregun e përbashkët europian”, tha ndër të tjera Kamberi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!