BB miraton 12 miliard dollarë për blerjen e vaksinave dhe testet për Covid-19

schedule14:06 - 14 Tetor, 2020

schedule 14:06 - 14 Tetor, 2020

Banka Botërore ka miratuar një fond prej 12 miliard dollarësh për të ndihmuar vendet në zhvillim të blejnë dhe shpërndajnë vaksina, analiza dhe trajtime për  koronavirusin, duke synuar vaksinimin deri në 1 miliard njerëz.

“Zarfi” prej 12 miliardë dollarësh është pjesë e një pakete më të gjerë të Grupit të Bankës Botërore deri në 160 miliardë dollarë për të ndihmuar vendet në zhvillim për të luftuar  pandeminë COVID-19, tha banka në një deklaratë.

Qytetarët në vendet në zhvillim gjithashtu kanë nevojë për qasje në vaksinat e sigurta dhe efektive për  COVID-19, sipas deklaratës.

Korporata Ndërkombëtare e Financave po investon në prodhuesit e vaksinave përmes një Platforme Shëndetësore Globale me një fond prej 4 miliardë dollarësh, tha Banka Botërore.

Studiuesit po punojnë në zhvillimin e më shumë se 170 vaksinave kundër COVID-19. Zhvillimi i vaksinave  është thelbësor për të ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të  koronavirusit që ka vrarë më shumë se 1 milion njerëz dhe ka infektuar më shumë se 38 milion.

Ndërkohë, një projekt ambicioz ndërkombëtar për të shpërndarë vaksinat e koronavirusit te njerëzit më të varfër të botës, i quajtur Covax, po përballet me mungesa fondesh për vaksinën./abcnews.al