Baza e NATO-s në Kuçovë/ Pëllumb Xhufi: Shihet si një prezencë jomiqësore nga Greqia! Meçollari: Mungesa e Dendias, pozicion reciprociteti!

schedule22:44 - 11 Mars, 2024

schedule 22:44 - 11 Mars, 2024

Ish-ambasadori Pëllumb Xhufi, në emisionin “360 gradë” në ABC News foli për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë dhe reagimet që erdhën nga Athina zyrtare.

Gjatë kësaj interviste, Xhufi tha se hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë shihet se një prezencë jomiqësore, duke nënvizuar se gjithmonë qeveritë greke në mënyrë të tillë e kanë trajtuar Shqipërinë.

“Përveç agjendës që nga krijimi i shtetit grek që ne trashëgojmë që është ligji i luftës, çështja çame çështja e kufirit tokësor, çështja e pronës, problemi është që çdo lajm i gëzueshëm që vjen nga Shqipëria pritet me hundë e buzë nga Greqia dhe këtu është problemi i madh. Kur ne filluam të qasemi ne NATO-n apo kaluam faza të tjera, Greqia që ne kemi shumë shpresa, ka qenë vendi i fundit që na ka dhënë miratimin nga të gjitha vendet e BE për MSA, ka qenë i fundit që na dha miratimin për hyrje në NATO dhe me kushte. Ne e dimë mirë çfarë ndodhi, varrezat, shkolla, Himara apo edhe marrëveshja. Pra edhe hapja e një baze të NATO-s shihet si një prezencë jomiqësore sepse kështu e kanë trajtuar qeveritë greke për Shqipërinë”, tha Xhufi.

Nga ana tij, kapiteni Artur Meçollari shtoi se Greqi u vetëpërshtua dhe se ftesa për të marrë pjesë në hapjen e bazës së NATO-s i është bërë.

Kapiten Artur Meçollari u shpreh: Greqia u vetëpërjashtua, pasi kishte ftesë nga Ministria e Mbrojtjes. Kjo është e konfirmuar. Është njëlloj reciprociteti që grekët kanë vendosur në këtë lloj marrëdhëniesh. Nëse ministri Dendias do të kishte ardhur, kuptohet që avionët grekë do të vinin të uleshin, por megjithatë mungoi edhe ministri turk i Mbrojtjes. Në lidhje me mosardhjen e ministrit Dendias është një pozicion reciprociteti që atë e vendosën me mos vajtjen e presidentit.

Roland Qafoku: Pesha specifike e Shqipërisë është rritur. Elementi kryesor në këtë histori nuk është vetëm inaugurimi i bazës, por ne sot kemi dy elementë, 84 vite ekziston ligji i luftës dhe nuk e kanë hequr. Në bazën e Kuçovës do të stërviten ushtarak Ukrainës dhe ky është thelbi. Për mendimin tim personal kjo është lufta e dytë e ftohtë. Në luftën e dytë jemi në NATO, dhe ky është ndryshimi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!