Philippe Coutinho dhe Bayern Munchen, janë ndarë pas një sezoni. Fantazisti brazilian ishte si i huazuar te bavarezët, nga ekipi i Barcelonës, dhe fitoi tripletën (Kampion i Gjermanisë, Kupën e Gjermanisë dhe Champions League).
Coutinho do të rikthehet tashmë te Barcelona, ndoshta jo për shumë gjatë, dhe klubi i Bayern e ka falenderuar për sezonin bashkëpunues, me anë të një postimi në faqen zyrtare. “Duam ta falënderojmë Philippe Coutinhon.
Me krijimtarinë e tij dhe teknikën e tij të jashtëzakonshme, ka gjallëruar lojën tonë në sezonin e Tripletës. “Edhe pse rrugët tona janë ndarë pas vetëm një sezoni, kemi patur gjithashtu mundësinë të vlerësojmë magjinë e këtij lojtari”, shkruhej në komunikatën e Bayern./abcnews.al
He brought the magic ✨✨✨
He won it all ???Obrigado, @Phil_Coutinho! ?? pic.twitter.com/QhvhOkvhwT
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) September 2, 2020