Pep Guardiola është shfaqur në formë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes shtëpiake kundër Crystal Palace. Trajneri i Manchester City ndalet te Riyad Mahrez, sulmuesi anësor algjerian.
28-vjeçari po aktivizohet më shumë këtë sezon dhe ia ka dalë të shënojë 9 gola deri tani. Spanjolli tregon se pse lojtari nuk dëmtohet kurrë dhe nuk i kursen batutat në lidhje me këtë temë.
“Ndryshimi midis sezonit të kaluar dhe këtij aktual është se Mahrez po luan më shumë falë xhentilesës së trajnerit ndaj tij. Edhe sezonin e kaluar është paraqitur në nivele të larta. Mahrez e dashuron futbollin.
E dini pse nuk dëmtohet kurrë? Nëse i hedhim një vështrim të saktë këmbëve të tij, dallohet qartë pse është e pamundur që të dëmtohet. Kjo ndodh sepse nuk ka muskuj fare“, përfundon Pep Guardiola. /abcnews.al