Batistuta për “marrëdhënien” Lautaro-Alvarez: Scaloni nuk mund të startojë dy numra 9

schedule15:31 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 15:31 - 3 Dhjetor, 2022

I pranishëm në Kupën e Botës, “Katar 2022” për të ndjekur nga afër “albiceleste”-n, legjenda e sulmit argjentinas, Gabriel Omar Batistuta ka folur për mediat, për marrëdhënien aq të ndërlikuar Lautaro-Julian Alvarez.

Gjatë fjalës së tij Batistuta u shpreh qartë, se nuk është e nevojshmë për teknikun Scaloni, që të starojë ndeshjen me dy numra 9, në krye të sulmit.

“Unë mendoj se nuk ka hapësirë ​​që ata të luajnë së bashku dhe gjithashtu se nuk është e nevojshme. Nuk e shoh të nevojshme që Argjentina të luajë me dy numrat 9. Jo të gjitha skuadrat kanë lojtarë të kësaj cilësie përpara dhe kjo është një shenjë e mirë për turneun. Unë nuk mendoj se ata mund të luajnë së bashku gjithsesi nëse nuk ka ndodhur diçka e çuditshme dhe ju duhet të shënoni 3-4 gola të gjithë së bashku”,- është shprehur në fjalën e tij, Batistuta. /i.m /abcnews.al