Tirana fitoi 0-2 në Durrës përballë Teutës. Idriz Batha hapi serinë e golave për bardheblutë falë goditjes së bukur të dënimit. Goli i tetë sezonal në kampionat për mesfushorin e kampionëve në fuqi, i cili foli për Supersport pas triumfit në “Niko Dovana”.
“Çdo ndeshje e radhës është finale për ne, flas për pozitat që ndodhemi. Kështu duhet t’i luajmë të gjitha ndeshjet. Rëndësi ka fitorja dhe tre pikët. Më vjen mirë që u shënua gol, pasi nuk kemi mundësi për të kontestuar tani vendimin e arbitrit.
https://streamable.com/62q5pw
Të jemi të sinqertë, të gjithë e dinë se cilat janë mundësitë që Tirana ka, me emrat dhe lojtarët që ka. Edhe ne e dimë se çfarë force kemi. Titulli? Nuk na lejohet të flasim për titullin kampion. E kemi thënë dhe stërthënë që ndeshja e radhës është objektivi.
Personalisht mendoj që jemi ekipi më i mirë i Superiores, por jo gjithmonë fiton ekipi që ka emrat më të mirë. Futbolli ka dhe surpriza“, deklaroi kapiteni i ekipit të Orgen Shehit. /abcnews.al