“Bashkitë ku ne qeverisim shkëlqejnë, Shkodra të ‘këput’ shpirtin”, Rama: Në 4 vite e ardhshme do të bëjmë 4 herë më shumë për Roskovecin

schedule17:01 - 25 Prill, 2023

schedule 17:01 - 25 Prill, 2023

Kryeminsitri Edi Rama, pasditen e sotme ka qenë në një takim elektoral në Roskovec ku ka prezantuar kryebashkiaken aktuale dhe njëkohësisht kandidaten e PS për këtë Bashki, Majlinda Bufi.

Ndër të tjera Rama tha se Bashkitë që drejtohen nga PS shkëlqejnë nga pastërtia, ndërsa Shkodra e cila është e vetmja që nuk drejtohet nga PS, sipas Ramës të këput shpirtin kur sheh kazanët nëpër rrugë.

Kryeministri i etiketoi Sali Berishën dhe Ilir Metën si dy persona që janë si apandesiti i tij në trupin e Shqipërisë.

Në fund ai tha se në katër vitet e ardhshme do të bëjnë edhe katër herë më shumë për Roskovecin.

Bashkitë ku ne qeverisëm, shkëlqejnë nga pastërtia, Shkodra të “këput” shpirtin, kur sheh ato kazanët rrugëve.

Këta jo vetëm që nuk janë për këtë punë, por këta janë edhe me damkë në lule të ballit nga miqtë tanë më të mëdhenj.

Ta kenë mirë parasysh ata që votojnë për të marrë kukullat e tyre, për hesapë të dy njerëzve që janë si apandesiti im në trupin e Shqipërisë.

Kandidati këtu ka dalë nga zorra qorre, tani hahet ca del nga zorra qorre. Janë kandidatë që kush i ha nuk i tret dot.

Sheshi është bërë edhe në Tiranë, por doli ai pa shkollë të mesme tha kam një vizion, do ta hap sheshin do bëj nënkalime, se këta dinë vetëm të hapin gropa e t’i lejnë në mes të rrugës.

Këta kandidatë për sa kohë nuk kanë as dy lekë mendje që të mos e japin fytyrën e tyre, për një zorrë qorre, këta nuk kanë asnjë vlerë.

Ne sot jemi në një moment shumë të rëndësishëm. Jemi duke plotësuar një kthesë shumë të madhe që kur e morën në 2013.  Kthesa ka qenë e vështirë, për shkak të tërmetit, pandemisë, luftës e inflacionit.

Ja ku jemi sot, me rritje pagash, me rritje të ardhurash për frymë. Pagat do të jenë akoma edhe me dinjitoze.

Ushtria jonë ishte me qesharake në NATO, për pagat, sot është më e paguara nga 3 ushtrisë e NATO-s në Rajon dhe do vazhdojnë t’i rrisim.

Pagën minimale, e kemi 40 mijë lekë, jashtë parashikimit. Dhe ata në Programin e tyre 2021-2025 e kishin parashikuar 38 mijë lekë. Por jemi në 2023 dhe e kemi 40 mijë dhe lekë, e deri në 2025 do e kemi 45 mijë lekë.

Ne i kemi dhënë bujqve fushë të lirë komplet, sepse duam që të forcohem. Ne arritëm gjysmë miliardi eksporte.

Ne jemi kuaj për te hequr karrocën, si ne s’ka. Për katër vitet e ardhshme do të bëjmë katër herë më shumë për Roskovecin,” tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!