Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bashkitë janë kthyer në ndërmarrje rrogash”/ Vokshi: Nuk kanë më autonomi në qeverisje

schedule14:35 - 9 Nëntor, 2025

schedule 14:35 - 9 Nëntor, 2025

Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale që po zhvillohen në pesë bashkitë e vendit, analisti Indrit Vokshi, në një intervistë për ABC News, ka komentuar mbi situatën aktuale të qeverisjes vendore në Shqipëri.

Ai theksoi se bashkitë janë shndërruar në “ndërmarrje rrogash”, duke humbur statusin politik dhe funksionin e tyre si institucione që duhet t’i shërbejnë qytetarëve. Sipas Vokshit, dështimi i reformës administrative të vitit 2014 ka sjellë një krizë funksionale në nivel lokal, ku bashkitë nuk gëzojnë më autonomi financiare e vendimmarrëse.

Ai shtoi se mungesa e projekteve të pavarura dhe varësia nga qendra kanë shkatërruar procesin e vetëqeverisjes vendore, duke bërë që qytetarët të humbasin interesin për zgjedhjet.

“Bashkitë kthyer në ndërmarrje rrogash, nuk ka më statusin politik të një institucioni që merr statusin politik, për t’iu shërbyer qytetarëve. Qytetarët duke parë, nuk kanë interes. Bashkitë kanë dështuar totalisht dhe reformën e vitit 2014, sepse nuk kishte reformë territoriale, por ishte një reformë e gardheve, siç interesat e PS dhe PL (LSI). Nuk kemi më bashki autonome që ka buxhet dhe kompetenca vetë për të qeverisur në mënyrë të pavarur. Pse nuk flitet sot për status të bashkive. Duke ndodhur kështu bashkitë kanë ndodhur nga funksioni, që të bëjnë projekte vetë, të kenë autonomi vetë. Nuk gjenden sepse është shkatërruar procesi autonom”, tha Vokshi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!