“Bashkim kundër Kurtit”/ Haradinaj: Antiamerikanizmi i Albinit po rrezikon Kosovën

schedule16:15 - 10 Nëntor, 2024

schedule 16:15 - 10 Nëntor, 2024

Kreu i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bën thirrje për bashkimin e partive opozitare për largimin e Kurtit nga qeverisja e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit. Sipas Haradinajt është detyra e opozitës që ta largojë Albin Kurtin nga qeverisja pasi me antiamerikanizmin e tij, ai po e rrezikon vendin.

“Ne duhet ta ndryshojmë Kurtin. E kush e ndryshon, duhet ne opozita. Unë nuk është se jam në dashuri të madhe as me PDK-në, as me LDK-në, por duhet të punoj me ta për ta hequr këtë njeri. Për fat të keq ai ka vazhduar të sillet si antiamerikan. Ka arritur të krijojë një bindje në popullin e vet si antiamerikan që është rrezik për ne dhe është gabim. Na duhet një ndryshim”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK deklaroi se anëtarësimi në NATO do të hapë rrugën për hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe shton se ushtria e Kosovës pa kapacitete për ta ndihmuar Aleancën e Atlantikut Verior.

“Bota është duke ecur në ritme shumë të shpejta dhe çështjen e sigurisë po shkon me dinamikë të vështirë. Ushtria jonë ka se çka i ofron NATO-s, i ofron kapacitetin e vet elitar. Ne mundëm të hyjmë në NATO pa na njohur Serbia. Ne me hy në NATO është edhe parimi që të mos e pengojë Serbia anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në 100- ditshin e parë ajo që ekziston sot si jo zyrtare por miqësore, diskutimi për çështje tona vetëm ka mbërri në nivel dhe ajo do të zyrtarizohet në Qeverinë e Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është edhe një goditje e interesave të armiqve tonë. Me hyrjen në NATO vjen edhe ekonomia”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!