Bashkia e Tiranës marrëveshje për përmirësimin e ujesjellës-kanalizimeve

schedule12:27 - 13 Shkurt, 2018

schedule 12:27 - 13 Shkurt, 2018

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë i bëri apel bashkive të marrin masa për të garantuar mbarëvajtjen e reformës në sektorin e ujit. Ministri Damian Gjiknuri ishte me kryebashkiakun e kryeqytetit Erion Veliaj, i cili u shpreh se ndërmarrja e ujësjellësit në Tiranë është angazhuar të disiplinojë kundravajtësit. 

Bashkia e Tiranës nënshkruan me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve marrëveshjen për përmiresimin e performancës së UKT në furnizmin me ujë të pijshëm të qytetarëve si dhe grumbullimin, largimin e trajtimin e ujërave të ndotura.

 

“Pas suksesit të stabilizimit të situatës energjetike në vend dhe të llogarive financiare të sistemit, po bashkojmë forcat për një sfidë tjetër, atë për rehabilitimin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve. Sigurisht, qytetarët duan shërbim, po sigurisht që shërbimi vjen përmes një malli i cili kërkon duhet paguar”, tha Veliaj.

 

“Falenderoj kryetarin e Bashkisë, si kryetari i parë që iu bashkua kësaj nisme kaq të rëndësishme për kontratën e performancës që duam ta kthejmë në një model sjellje për të gjithë kryetarët e bashkisë dhe operatorët e ujësjellës kanalizimeve në të gjithë Shqipërinë. Bashkitë janë pjesë integrale e kësaj reforme. Nuk mund të ketë sukses nëse vetë kryetarët e bashkive dhe ndërmarrjet mos ta marrin seriozisht këtë gjë. Uji, sa pasuri lokale, është edhe pasuri kombëtare. Është një pasuri e cila i kushton buxhetit të shtetit. Vetëm me nismën dhe vullnetin e plotë të të gjitha bashkive të Shqipërisë ky aksion do të ketë sukses.”, theksoi Gjiknuri.

 

Ministri u shpreh se rritja e arkëtimeve, shëndoshja financiare e të gjithë sistemit të ujësjellës-kanalizimeve do të sjellë më shumë investime në këtë sector, ndërsa kryebashiaku garantoi se do të disiplinojë kundravajtësit.

 

“Kemi filluar me bizneset e mëdha, që ndonjëherë janë edhe abuzuesit më të mëdhenj, duke qenë se kanë edhe më shumë të ardhura, e më pas do të kalojmë në nivelin familjar”, tha ai.

 

Veliaj, i cili është njëherësh edhe kreu i Shoqatës së Bashkive për Autonomi Vendore, u bëri thirrje dhe kolegëve në bashkitë e tjera qe te bejne te njejten gje ndersa theksoi se Bashkia e Tiranës ka marrë masa që punonjësit e saj të jenë korrektë me pagesën për këtë pasuri të përbashkët, në mënyrë që ky shembull pozitiv të ndiqet edhe nga qytetarët e tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!