Bashkia e Tiranës dhe AMF shtrojnë drekë festive për të moshuarit

schedule16:20 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 16:20 - 28 Dhjetor, 2017

Bamirësia duhet të jetë pjesë e të gjithëve. Apeli vjen nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili mori pjesë në drekën që bashkia dhe Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare shtroi për të moshuarit e qendrave sociale në Tiranë.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare iu bashkua thirrjes së Bashkisë së Tiranës, që në prag të festave të fundvitit, të sjellë pak gëzim e dashuri për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe kryetari i AMF-së, Ervin Koçi, shërbyen një drekë festive njerëzve në nevojë, kryesisht të moshuar, që frekuentojnë qendren sociale në Bulevardin “Zogu I” ndërsa filmimet u shpërndanë nga zyra e shtypit e bashkisë.

“U bëj thirrje të gjitha institucioneve që kanë mundësi, mund të jenë shtetërore, mund të jenë private, mund të jenë organizata joqeveritare, sikur secili të marrë përsipër një ngastër të vogël për të qenë solidarë, për të qenë bashkëpunues, për të ndihmuar dhe për të hequr një vakt, do të kemi një vit të ri që Tirana e ka të paprecedentë, plot solidaritet”.

Veliaj tha se tashmë për Bashkinë e Tiranës sfida është edhe më e madhe, pasi ajo duhet të matet me vetveten dhe jo me atë që kanë bërë të tjerët.

“Gjithmonë besoj se mund të bëjmë akoma më mirë, tani krahasohemi me veten tonë, jo me të tjerët. Kur krahasohemi me veten tonë duhet që çdo vit të mundim veten tonë vjet dhe unë besoj që këtë dhjetor Tirana realisht ka pasur një solidaritet të jashtëzakonshëm në të katër cepat e saj”.

Kryebashkiaku gjithashtu i shprehu mirënjohjen të gjithë punonjësve që shërbejnë në qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës dhe i qëndrojnë pranë njerëzve në nevojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!