Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rifreskim në Bashkinë e Durrësit/ Emërohen administratorët e rinj të 4 njësive administrative

schedule11:07 - 26 Shtator, 2025

schedule 11:07 - 26 Shtator, 2025

Në zbatim të porosisë së kryeministrit Rama për rifreskimin e drejtuesve së drejtorive të bashkisë dhe njësive administrative, grupi i punës së drejtuar nga kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka nisur të zbatojë vendimet.

Njoftim nga Bashkia Durrës

Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se administratorët e njësive administrative të Manzës, Sukthit, Ishmit, Katundit të Ri dhe Rrashbullit kanë dhënë dorëheqjet dhe deri tani janë zëvendësuar 4 prej tyre. Administratorët e sapoemëruar janë:

Manzë – Rejdi Shehu

Ishëm – Emirjan Bafti

Katund i Ri – Julian Marku

Rrashbull – Fiqiri Dema

Pas vlerësimit të performancës se gjithsecilit, vendimmarrja do të vazhdojë në ditët në vijim”,- sqaron Bashkia e Durrësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!