Bashkëpunuan për vrasjen e shqiptarit në Athinë/ Burg për dy të akuzuarit, nuk do të ekstradohen në Greqi

schedule11:22 - 24 Maj, 2024

schedule 11:22 - 24 Maj, 2024

Gëzim Latja dhe Armando Tarushllari nuk do të ekstradohen në Greqi. Ishte ky vendimi i marrë këtë të premte nga Gjykata e  Korçës.

Të dy do të hetohen nga Prokuroria e Korçës dhe do gjykohen këtu. Për këtë arsye për dy të akuzuarit, gjykata vendosi masen e sigurimit personal për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim, “arrest me burg”.

Ata akuzohen për vrasjen e 25-vjeçarit Arjan Xhambazi, nga Pogradeci. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2008 në kryeqytetin grek, Athinë.

Xhambazi mbeti i vrarë pas një konflikti me motive të dobëta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!