“Bashkëpunim strategjik për sigurinë”/ Rama me Kallas: Lufta, një kërcënim real. Evropa duhet të forcohet

schedule10:32 - 8 Prill, 2025

schedule 10:32 - 8 Prill, 2025

Bashkëpunimi strategjik për sigurinë, ishte një ndër çështjet e diskutuara në takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallasm gjatë vizitës së saj në Tiranë.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama u shpreh se lufta është një kërcënim real dhe shtoi se Evropa duhet të forcohet.

“Kemi prekur edhe çështjen e bashkëpunimit strategjik në fushën e sigurisë. Siguria është temë gjithnjë e më qendrore në politikën e BE. Dua ta përsëris që në një anketë të fundit në vendet e BE, për popullaritetin e BE, rezulton se pikërisht, që nga 1983, mbështetja e BE nga popujt që e përbëjnë, është më e larta ndonjëherë. Popujt e Evropës, sot më shumë, e ndjejnë që lufta nuk është film bardh e zi i së shkuarës, por është një kërcënim real që Evropa duhet të forcohet. Pjesë e këtij angazhimni është edhe Shqipëria, në përmasën e vet. Dua të theksoj se partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen, është hap që pasohet nga të tjera hapa, dhe dialogu do të jetë kosntante e vazhdueshme”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!