Bashkëpunëtorja e Kurtit, në skandalin e energjisë/ Dalin përgjimet e Dejona Mihalit me kryetarin e KEK, Nagip Krasniqi

schedule13:25 - 16 Tetor, 2024

schedule 13:25 - 16 Tetor, 2024

Shteti i Kosovës, furnizimi me energji elektrike apo ndërprerjet e energjisë, informacionet që dalin nga kompania elektroenergjitike e Kosovës KEK, te gjitha kontrollohen dhe menaxhohen nga bashkëpunëtorja më e ngushtë e Kurtit, Dejona Mihali, e cila zyrtarisht është vetëm koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje. Por koordinatorja në fakt kontrollon dhe urdhëron se çfarë ndodh me jetën e qytetarëve të vendit.

Dejona Mihali, Koordinatorja e Komiteteve Profesionale në Vetëvendosje “negocion” me kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, tashmë i arrestuar dhe nën akuzë nga Prokuroria Speciale për dëmtim të buxhetit të shtetit në vlerën mbi 3 milion euro.

Media në Kosovë ka publikuar komunikimet e Mihalit me Nagip Krasniqin në platformën “Signal”, në të cilën kuptohet qartë se Dejona udhëzon Krasniqin se çfarë duhet të bëjë.

Mihali është intervistuar ndërkohë nga Prokuroria Speciale pikërisht për këtë. Në një prej bisedave, Mihali e informon Nagip Krasniqin për shkrimet e mediave se kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn, kishte përfituar 4.2 milionë euro gjatë kohës së krizës energjetike. Ndërkohë, Nagip Krasniqi konfirmon se kjo është “pak a shumë e vërtetë”. Berishaj dyshohet për pastrim parash dhe për këtë është marrë në pyetje nga prokuroria speciale e Kosovës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!