Kanë qenë gjithmonë aleatë të kohërave të vështira, edhe pse Berisha dhe Meta ketë fushatë duket do veprojnë të ndarë. Ilir Meta, me barrën e madhe të mbështetjes së kandidatëve pa logo të Berishës, ishte i pari që doli në terrenin e votave.
Shkodra është e preferuara e tij, ku ai shkon pothuajse çdo javë.
Një ngarkesë edhe personale pasi iu largua një prej deputetëve të tij, Agron Cela, për të përkrahur Benet Becin e PS-së.
Sa do të ndikojë zemërimi për Shkodrën dhe a do të jetë një bast që ai do e fitojë më 14 maj?
Sali Berisha duket më i tërhequr në këtë fushatë. Ndoshta me kujdesin e damkës së “Non Gratas”, që mos te ndikoje tek pëlqyeshmëria e kandidatëve të vet, të cilët kërkojnë rotacion në pushtetin vendor, plotësisht të lënë në dorë të socialistëve, Berisha nuk shfaqet pothuajse aspak në rrugë, në takime me qytetarët.
Nga qyteti në qytet, ai ka prezantuar një pjesë të kandidatëve të tij për kryebashkiakë, perballe mbështetësve të tij.
Duhen dhe pak ditë për të nisur zyrtarisht fushata. Ilir Meta, më shumë se dhe vetë deputetët demokratë, shihet në krah të Belind Këllicit, nëpër Tiranë, edhe për ta mbështetur në një prej premtimeve më të bujshme të tij, transportin publik falas në kryeqytet. Dhe per te realizuar eleminimin politik te atij që e quan armikun me te madh pas Edi Ramës, Erion Veliajn.
Berishën dhe Metën i ndajnë dhe premtimet që bëjnë. Kreu i selisë blu gjithmonë ka një fjalë të madhe, për të maskuar disi pritshmëritë reale të 14 majit. Me shume sesa mundjen e Ramës, zenien e vendit të dytë përballë tij. Vend i lënë bosh nga bojkoti i opozitës në 2019.
Në teori, në garë për vendin e dytë është edhe logo blu që e ka Alibeaj dhe 15 kandidatët me të cilët ai garon për 14 majin.
Sigurisht si në logo, ashtu edhe në mesazhe, Ilir Meta e mbështet aleatin e tij. Por gjithmonë i kujdesshëm që të jetë më afër qytetarëve, duke u folur atyre më shumë për taksat sesa pengjet e Berishës./abcnews.al