Bashkë për të ndihmuar një familje në rrugë

schedule13:28 - 28 Janar, 2018

schedule 13:28 - 28 Janar, 2018

Në fshatin Selitë, familja Dyrmishi jeton në kushte mizerable. Për këtë arsye Myftinia në bashkëpunim me Bashkinë e Cërrikut dhe një fondacioni për jetime po ndërtojnë një shtëpi të re.

Nëna bashkë me 4 fëmijët jetimë Dyrmishi, prej 20 vitesh kanë banuar në një shtëpi gërmadhë.

Por së fundmi ata do të bëhen me shtëpi të re.

Mbështetja erdhi nga Myftinia, Bashkia dhe “jetimët e Ballkanit në Elbasan. Bashkë do të mundësojnë ndërtimin e banesës.

Nëna e 4 jetimëve, Edlira Dyrmishi, është e gëzuar.

Kryetari i bashkisë Altin Toska u ka bërë thirrje biznesmenëve të ndihmojnë personat në nevojë.

Në Elbasan në këtë mënyrë janë ndihmuar 52 raste. Shkëlzen Liçaj thotë Feja islame na ka mësuar dhe na ka udhëzuar që jetimit t’i qëndrojmë pranë./abcnews.al