“Bashkë ndaj autizmit”, Liri Berisha: Nevojat janë ende të mëdha

schedule23:00 - 6 Prill, 2019

schedule 23:00 - 6 Prill, 2019

Bashkë ndaj autizmit është konferenca që u mbajt në kuadër të muajit të Ndërgjegjësimit ndaj Autizimit. Në Shqipëri nevojat për këtë komunitet janë ende të mëdha u shpreh drejtuesja e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, dr. Liri Berisha.

Një në 59 fëmijë diagnostikohet me çrregullim të spektrit autik. Autizmi është bërë pjesë e shoqërisë globale si asnjëherë më parë dhe po kështu edhe pjesë e shoqërisë shqiptare.

Konferenca “Bashkë ndaj autizmit” u mbajt në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj autizmit me qëllim qasjen e informacionit më të fundit për situatën e këtij çrregullimi në Shqipëri në funksion të rregullimit të politikave në këtë drejtim.

Në mesazhin e saj dr. Liri Berisha pasi bëri një përshkrim të përmbledhur të nismave dhe përpjekjeve të fondacionit në rrugëtimin gati 12-vjeçar në fushën e autizmit u shpreh se nevojat për këtë komunitet janë ende të mëdha.

“Pavarësisht ndryshimeve që janë krijuar për këta fëmijë duhet të krijohen alternativa të integrimit përmes arsimimit dhe trajtimit të nevojave të veçanta. Është shumë e rëndësishme pajisja e mësuesve me njohuritë e domosdoshme për të pasur të lehtë ndërtimin e marrëdhënieve në klasë me këta fëmijë, por unë mendoj se duhet dhe një stimul më shumë për mësuesit”, tha ajo.

Fondacioni solli në këtë konferencë edhe lajmin për publikimin e dy librave të rinj për prindërit, ku njëri prej tyre është manual praktik për terapinë në kushte shtëpiake i shoqëruar edhe me DVD. Ndërsa tjetri rrëfime dhe mesazhe nga prindërit për prindërit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!