Basha zvogëlon grupin/ Kreu i PD përjashton formalisht 11 deputetë të Berishës

schedule15:59 - 28 Shtator, 2023

schedule 15:59 - 28 Shtator, 2023

Një ditë pas deklaratës së Bardhit, Lulzim Basha e provoi pa folur, se ish bashkëpunetori i tij po thoshte të vërtetën.

Këtë të enjte u zbulua një shkresë e tij, e re drejtuar Kuvendit, ku njoftonte listën e deputetëve që janë pjesë e grupit parlamentar demokratë.

Në këtë shpresë mungojnë 11 deputetë, të cilët ai i ka përjashtuar, njësoj siç ndodhi me Berishën dhe një grup mbështetësisht të tij, si Flamur Noka, Albana Vokshi etj.

Përjashtimet e reja janë shtrirë tek deputetët, që i janë bashkuar Berishës, pasi ai mori selinë e PD-së, si Isuf Cela, ish-zëdhënësja e Bashës, deputetja Ina Zhupa, Edi Paloka, Bujar Leskaj, Tomor Alizoti, gerta bardeli, lindita metaliaj, Sorina Koti, kastriot piroli, asllan dogjani, Ludovik Hasnai.

Këta deputetët janë bashkuar me kohë me Berishën dhe përjashtimi i tyre këtë herë është thjeshtë formal.

Por po aq formale, eshte prania AKOMA ne grupin e bashes, e gazmend bardhit, jorida tabakut apo dhurata CUPIT, TE cilet e bene zyrtar divorcin me kryetarin e rikthyer, pasi ashkojne tashme ne mbledhjet e grupit prej 43 deputetesh, ku bejne pjese edhe e aleatet, edhe grupi I deputeteve te berishes.

Nuk vonoi reagimi ironik i Bardhit.

“Si njëri nga deputetët e PD, Lulzim Basha nuk ka as legjitimitetin, por as forcën për të përjashtuar askënd. Ndryshimi i përbërjes së grupit parlamentar mund të ndodhë VETËM me vendim të grupit parlamentar.Përtej kësaj, asnjë copë letre, asnjë firmë dhe asnjë vulë e keqpërdorur në ilegjitimitet, nuk ka vlerë” u shpreh Bardhi.

Sic duket, Luzlim Basha do të luaj sërish në Parlament, duke i lënë edhe një herë Lindita Nikollës përgjegjësinë, për të marrë një vendim, të shkaktuar nga konfliketet pa mbarim në mes të demokratëve.

Por pertej humorit te bardhit, vendimi I bashes do të shtoje kaosin mes demokratëve në Parlament dhe ul numrin e deputetëve që janë pjesë e grupit parlamentar demokrat, nëse parlamenti do e pranojë kete kerkese të Bashës.

Vetë Lulzim Basha në Parlament ka zyrtarisht pas perjashtimeve te fundit 7 deputetë, pasi pjesa tjetër nga 11 që ai ka pas vetes, janë të shpërndarë në dy grupet e aleatëve të PD-së./abcnews.al