Basha zbardh bisedën e zhvilluar në Presidencë

schedule11:58 - 19 Nëntor, 2019

schedule 11:58 - 19 Nëntor, 2019

Në një prononcim për mediat kreu i PD tha se në takimin e zhvilluar në Presidencë me Kreun e shtetit, u fol për krizën politike në vend dhe tentaivat e kryeministrit Rama për kapjen e institucioneve të drejtësisë dhe jo vetëm.

“Prova dhe fakte tronditëse vërtetojnë se qëllimi i Kryeministrit dhe e qeverisë së tij është kapja e institucioneve në drejtësi dhe në veçanti kapja e Gjykatës Kushtetuese. Provë më shumë se me këtë qeveri Reforma në Drejtësi është iluzion, e kemi parë në manipulimin zgjedhor, në rastin e dosjeve 339, 184. PD dhe opozita e bashkuar kërkon një reformë sipas Kushtetutës dhe jo sipas planeve dhe anktheve të qevrisjes aktuale. E dyta diskutuam domosdoshmërinë e zgjidhjes së krizës politike. Prej më shumë se dymuajsh opozita ka shprehur gadishmërinë e saj për zhvillimin e një dialogu transparent, për një reformë zgjedhore ashtu siç e kërkon Bundestagu, e ndërkohë prej 4 muajsh, Edi Rama ka refuzuar dialogun dhe ndërmjetësimin ndërkombëtar, të ofruar nga institucionet ndërkombëtare. Shtyrja e afatatit të komisionit të reformës zgjedhore, është tjetër përpjekje për ti hedhur “hi” syve shqiptarëve, dhe faktorit ndërkombëtar. Opozita e bashkuar nuk ka kërkuar shtyrjen, për kalendat greke, të reformës zgjedhore. Kemi patur refuzim të dialogut, kushtëzim dhe shtyrje të dialogut. Për opozitën propozimet do të jenë gati, jo më vonë se fillimi i dhjetorit. Rrugëdalje e vetme nga kriza është zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare dhe vendore, në të njëjtën kohë. Ne do të vazhdojmë në këtë kërkesë të pandryshueshme“, tha Basha./abcnews.al