Basha video-mesazh për 9-vjetorin e lëvizjes pa viza: Do bëj gjithçka për të mbrojtur këtë arritje

schedule13:55 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 13:55 - 15 Dhjetor, 2019

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar sot 9-vjetorin e lëvizjes së lirë, pa viza.

Me anë të një video-mesazhi,  Basha sjell në kujtesë se 9 vite më parë në postin e ministrit të Brendshëm shoqëroi grupin e parë të studentëve  që udhëtuan pa viza në BE.

Mes të tjerash kreu i PD, garanton se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur këtë arritje, siç e quan ai.

Të dashur bashkëqytetarë para 9 vitesh si ministër i Brendshëm shoqërova grupin e parë të studentëve dhe të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në BE. Bashkë plotësuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve, sot dua t’ju uroj të gjithëve dhe t’ju garantoj se do bëj gjithçka për të mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar shpresat dhe dëshirat e gjithësecilit prej jush për Shqipërinë anëtare të BE”, deklaron kryedemokrati./abcnews.al