Basha u pyet nga belgët, Berisha: I thanë merr avokat se do të kesh ditë të vështira

schedule11:39 - 12 Shkurt, 2022

schedule 11:39 - 12 Shkurt, 2022

Në Rrogozhinë, ku prezantoi kandidatin Hekuran Xhani për zgjedhjet e pjesshme lokale që mbahen më 6 mars, ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi ashpër Lulzim Bashën.

Berisha tha se Bashës ia mbylli dosjen e “Toyota Auris” Rama. Ish-kryeministri u shpreh gjithashtu se belgët i thanë Bashës të merre avokat se do kishte ditë të vështira.

“U ngrit njëherë të vetme në jetën e tij dhe tha në Parlament se do vijnë para me makinë. Paratë erdhën. Ca ishte kjo i them un që të bësh të dështon një operacion të partnerëve tanë? U hap hetimi. Edi Rama ia mbylli dosjen. Po ka një pjesë tjetër që nuk  ia mbyll dot. Kjo është dosja belge. Tani më duhet ti them: Bëj fotografi me cilin të duash, nxirr çdo foto me lekë dhe pa lekë, por dosja e Belgjikës, lidhja jote me organizatën kriminale do të dalë në dritën e dielli, nuk ka forcë të pengojë hetimin belg.

Kur doli pas dy orësh hetimi në të cilën i dhanë dy gjëra: e para u tha ky gënjen nën betim. E dyta i thanë merr ndonjë avokat se do i kesh ditët e vështira. Doli dhe tha se kam besim të madh të SPAK. I thoshte palës belge me fjalë të tjera se nuk keni juridiksion të më heshtësh mua. I them Lul ata kanë juridiksion të të hetojnë, por edhe arrestojnë.

Ferdinand, Luli jot do të ketë edhe disa probleme të tjera shumë të rënda. Asnjë votë mos mbyllni për Ferdinandin,” deklaroi Berisha. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!