Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh nëpër Shqipëri për të diskutuar mbi hapat që do të hidhen në vazhdim pas procesit të 30 qershorit. Me strukturat e Partisë Demokratike në Vlorë shefi i opozitës ka nënvizuar gjatë fjalës së tij se qyteti bregdetar spikati me bojkotin që i bëri zgjedhjeve vendore.
Situatën politike pas 30 Qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës Lulzim Basha e ka diskutuar edhe me strukturat e Partisë Demokratike në Vlorë.
Sipas shefit të opozitës, Partia Demokratike e ka marrë leksionin e 30 Qershorit dhe se po vazhdon të punojë pa ndërprerje që bojkotin masiv ta kthejë në mazhorancë kombëtare për ndryshim.
Kryedemokrati tha se akti më i fundit që kundër interesit të qytetarëve është vendimi për të rritur sërish taksën e karburantit me 200 lekë për litër.
Gjatë takimeve me strukturat e Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur fillimisht në Selenicë, në një bashki që drejtohej deri më 30 Qershor nga demokratët./ABC News Albania 24/7