Basha: T’i japim Ramës ankthin më të madh të jetës së tij

schedule16:57 - 29 Prill, 2018

schedule 16:57 - 29 Prill, 2018

Duke pranuar gabimet, Lulzim Basha i ka kushtuar kritikëve, një pjesë të mirë të fjalës së tij 70 minutëshe, në kuvendin kombëtar të PD. Ai tha se i ka dëgjuar dhe u shtrin dorën për bashkëpunim, për të forcuar PD, e jo për pazare. Nuk ka munguar edhe aludimi për Majlinda Bregun, teksa ka folur për opozitarë të shitur tek qeveria. Megjithatë kryetari  PD ka përsëritur se bashkimi i të gjitha kontributeve, është rruga për t’u bërë alternative qeverisëse.

Lulzim Basha foli mbi 70 minuta përballë një pjesë të antarësisë së Kuvendit Kombëtar Demokratik, të cilëve u prezantoi platformën që do të sjellë ndryshimin dhe finalizojë betejën ndaj kundërshtarit politik.

“Nevoja për ndryshim sot është urgjente. Ndryshimi duhet të fillojë tani. Ky Kuvend është rezultat i kurajos tonë për të reflektuar dhe ndryshuar.  Edi Rama e ka frikë këtë bashkim. Dhe ndryshimi i vërtetë nuk është vetëm për të fituar zgjedhjet, ndryshimi i vërtetë është që të bëhemi gati që të qeverisim. Dhe të qeverisim si europianë”.

Partia Demokratike nuk ia doli në tre zgjedhjet e fundit të kryesonte garën. Raundi i fundit elektoral për Lulzim Bashën, pas marrëveshjes së 18 majit erdhi edhe si produkt i imponimit të variablave të jashtëm.

“Ne qëndruam 90 ditë dhe netë në Çadrën e Lirisë, në protestën më të bukur dhe më paqësore të vendit.  Nën trysninë e madhe ndërkombëtare, ndërkohë që narko-shteti e kishte bërë punën e tij, ndërkohë që fushata elektorale kishte nisur dhe vendin tonë në parlament do ta zinin parti pseudo-opozitare, bashkë me aleatët ne u detyruam të pranojmë propozimin e fundit të aleatit tonë strategjik SHBA.  Dhe kjo ishte sakrifica jonë për vendin, për stabilitetin, për sigurinë kombëtare. Sigurisht që Rama i kishte blerë me kohë zgjedhje. PD humbi edhe për shkak të marrëveshjes, por Shqipëria fitoi nga marrëveshja”.

Një tërheqje e përkohshme, theksoi Basha, për të përgatitur fundin pa asnjë mëdyshje të asaj që quan turpin kombëtar të kthimit të krimit dhe politikës në një nën qeverinë socialiste.

“Qeverisja e Edi Ramës në këto 5 vite, ka merituar epitetet më të tmerrshme që i janë bërë ndonjëherë qeverive në pluralizëm. Shqipëria sot jeton nën një regjim, i cili është ngritur mbi shpërfilljen e plotë dhe dhunimin e çdo lloj parimi të shtetit ligjor.  Mjaftojnë tre fakte për ta dëshmuar këtë: Kuksianët janë në burg. Dritan Zagani është në mërgim. Saimir Tahiri është në parlament. Simboli tjetër i kësaj qeverisje është Ilir Beqaj, Ahmetaj, Gjiknuri, Veliaj që me skemën mafioze të Sharrës mori jetën e Ardit Gjoklajt. Është Dako i bandave të Durrësit. Është Qazim Sejdini që me bandat e tij të heroinës terrorizon qytetarët. Pengmarrësit e socialistëve janë Balilajt dhe Habilajt, simboli më i turpshëm i kësaj qeverie është Edi Rama”.

Statuti mundëson strukturën, ndryshimi modernizimin e partisë, e vetmja për Lulzim Bashën që mbron interesin qytetar.

“Ka një gjë që Edi Rama e ka më shumë frikë se gjithcka tjetër: një Parti Demokratike të bashkuar që ka guximin të ndryshojë! Prandaj le t’i japim atij ankthin më të madh të jetës së tij dhe të asja që e pret pas këtij kuvendi kombëtar”.

Bindjen se ditët më të mira Partia Demorkatike i ka përpara e artikuloi teksa ftoi këdo të kontribuojë në të dhe të bëhet ndryshimi që vetë duan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!